MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

“Dako dhe Doshi po bëjnë fushatë për ju”/ Edi Rama: Në jetën e tyre private, mund të bëjnë ç’të dojnë

11.05.2023 - 10:09

Kreu i qeverisë, Edi Rama foli për mbështetjen që ka marrë nga Vangjush Dako dhe Tom Doshi në këto zgjedhje lokale që do të mbahën më 14 maj. Teksa në emisionin “Noë”, Ramës iu përmendën dy ish-bashkëpunëtorët e tij, po ashtu të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si non grata, duke pyetur rrjedhimisht kryeministrin Rama nëse mendon se edhe dy miqtë e tij janë “faqe e zezë” si Sali Berisha, kreu i qeverisë u përgjigj shkurt.

Ai argumentoi se Dako nuk është në asnjë garë dhe nuk po kërkon asnjë votë, edhe pse moderatorja insistoi se ky i fundit po kërkon vota për kandidaten për kryebashkiake të Durrësit, Emiriana Sako.

“Miku im Vangjush Dako nuk është në asnjë garë, nuk po kërkon votën e askujt dhe është miku im padiskutim, por nuk është kandidat për asgjë, nuk është një person që po synon të kthehet në skenën politike për të bërë çfarëdoqoftë. Është një qytetar i lirë i Durrësit dhe është në jetën e tij private ku ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë,”-tha Rama.