MENU
klinika

Më 30 maj seanca për ekstradimin e tij

Rikthehet në skenë Davide Pecorelli!

13.05.2023 - 09:07

Seanca për ekstradimin në Shqipëri të Davide Pecorelli do të zhvillohet më 30 maj para gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Perugias. Ish-sipërmarrësi 47-vjeçar me banim në San Giustino përfundoi në një çështje gjyqësore mes Italisë dhe Shqipërisë pasi në janar të vitit 2021 ai u zhduku pas një udhëtimi jashtë vendit. Shumë e besuan se ai kishte vdekur në Pukë të Shqipërisë, brenda Skoda Fabia-s që ai kishte marrë me qira dhe që u gjet i përfshirë nga flakët me disa kocka në pamje të njeriut.

Nëntë muaj më vonë Pecorelli ishte kthyer në Itali si një anije e mbytur në ishullin Montecristo ndërsa përpiqej të ankorohej në një gomone në kërkim të thesarit Sovana (monedha shumë të lashta). Shqipëria ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e biznesmenit të cilit ndërkohë nuk i është dhënë pasaporta, raportojnë mediat e huaja.\

Pecorelli ishte zhdukur në janar 2021, në Pukë, ku la të djegur mjetin që kishte marrë me qira, brenda të cilës ishin eshtra njerëzish. Qëllimi ishte tu shpëtonte borxhevem por testi i ADN-së vërtetoi se eshtrat nuk i përkisnin 47-vjeçarit nga San Giustino. Më 17 shtator 2021, Pecorelli u gjet jashtë ishullit Montecristo, me varkën e dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në makinë u gjet vetëm 5% e trupit

Zhdukja e biznesmenit në Pukë/ Zbulohen detaje të reja

Pse Shqipëria po vonon mostrat e ADN-së?

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, hetimet zbulojnë 3 elementë

“I vdekur” në Pukë, kaloi verën në Vlorë

Davide Pecorelli gënjeu/ Kush ishte bashkëpunëtori?

"Ishin 3 arka të mbushura me monedha ari"

Biznesmeni italian: Më ndihmoi prifti shqiptar


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin