MENU
klinika

Fotoja e videoja bëhen virale

Muller shfaqet në versionin e karateistit

13.12.2018 - 11:53

Nuk është shquar për ndërhyrje të ashpra, por mbrëmë e ka tepruar dhe do të mbetet një njollë në karrierën e tij. Thomas Muller është ndëshkuar me karton të kuq mbrëmjen e djeshme në Champions League në takimin që Bayern Munchen barazoi 3-3 me Ajax në transfertë.

Gjermani u ndëshkua nga arbitri në minutën e 75-të të takimit me të kuq, pasi ai bëri një kërcim spektakolar, duke e goditur kundërshtarin e tij në kokë. Fotoja dhe video e këtij episodi po bëjnë xhiron e botës, pasi edhe një karateist do ta kishte zili këtë hapje…

Mbrojtësi Tagliafico ishte me fat që nuk përfundoi në spital dhe në fund të ndeshjes shënoi edhe një gol, ndërsa mediat në Gjermani e gjetkë u përqendruan shumë te Muller, po aq sa te ndeshja.

Natyrisht, Muller tashmë do të mungojë për të paktën 2 ndeshjet e turit të ardhshëm në Champions League, duke acaruar jo pak Bayern-in, që është penduar me kohë që nuk e shiti për thuajse 100 milionë euro kur i erdhi oferta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN