MENU
klinika

Champions League

Formacioni më i mirë i fazës së grupeve

13.12.2018 - 13:42

Pas përfundimit të fazës së grupeve të Champions League, portali “Goal.com” ka publikuar formacionin me lojtarët më të mire. Dihen 16 ekipet që janë kualifikuar në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Shorti për çiftet e kësaj faze do të mbahet të hënën.

32 klube morën pjesë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, të ndara të tetë grupe me nga katër skuadra. Secili prej këtyre skuadrave i zhvilloi nga gjashtë ndeshje dhe dy më mirët e cdo grupi u kualifikohen në fazën e radhës, ndërsa në Europa League ranë klubet e radhitura në pozitën e tretë të secilit grupi.

Në këtë formacion u zgjodhën dy lojtarë të Barcelonës (Lionel Messi dhe Jordi Alba), dy lojtarë të Bayern Munichut (Joshua Kimmich dhe Robert Leëandoëski), dy lojtarë të Paris Saint-Germainit (Neymar dhe Kylian Mbappe).

Nga Juventus Miralem Pjanic, Axel Ëitsel i Dortmundit, Aymeric Laporte i Manchester City-t, Matija Nastasic i Schalkes dhe Evan Horvath i Brugge. Bien ë sy mungesa e Cristiano Ronaldos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN