“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një vajzë 18 vjeçe dhe doja të merrja me shumë informacion rreth sëmundjes së shytave. Doja të dija se çfarë shenjash kanë dhe a janë ngjitëse? Olesia
Mjeku: Parotiti ose siç njihen në popull shytat, karakterizohen nga enjtje e gjëndrave të pështymës dhe nganjëherë, sidomos te të rriturit, me prekje të gjëndrave seksuale, të meningjeve, pankreasit dhe organeve të tjera.
Shenjat që shfaqen janë temperatura e lartë që shkon 40-41 gradë, dridhje, dhimbje koke, të vjella, etj. Përsa i përket faktit nëse janë ngjitëse, do shtoja se infeksioni mund të transmetohet nëpërmjet sekrecioneve të pështymës. Personi i infektuar është ngjitës një javë para dhe dy javë pas shfaqjes së sëmundjes.
Shytat, pavarësisht formës me të cilën shfaqen, japin një imunitet të qëndrueshëm, që do të thotë që ato kalohen vetëm një herë në jetë. Kjo do të thotë se nëse personat që qëndrojnë pranë të sëmurit, nuk i kanë kaluar shytat, janë të rrezikuar të preken prej tyre.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.