MENU
klinika

Asnjë gjurmë në 1 muaj e gjysmë

Karamuço zbulon teknikën e re/ Si mund t’i gjejë policia trupat e dy të zhdukurve në Sarandë

18.05.2023 - 18:32

Prej një muaji e gjysmë dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, janë zhdukur pa gjurmë, ndërsa mendohet se ata mund të jenë vrarë dhe groposur.

Duke se qenë se dy të zhdukurit me precedentë penalë nuk janë gjetur ende, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregon një teknikë të re që mund të përdoret nga policia.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Karamuço deklaron se duke ndjekur të dyshuarit dhe vendet ku ata rrinë, mund të gjejnë gjurmë të të zhdukurve.

“Kur po i tregoja një homologu të huaj për rastin e zhdukjes dhe dyshimet për groposjen e dy personave në Sarandë, ai më tregoi për një teknikë të re forensike. Ndiqni bletët dhe analizoni mjaltin e tyre në zonat ku dyshohet më shumë. Universiteti George Mason në Virginia u vu në ndihmë të policisë me këtë teknikë dhe zbuloi dy viktima përpara disa kohësh”, thekson ai.

Karamuço zbulon teknikën e re/ Si mund t’i gjejë policia