MENU
klinika

Kategoria Superiore

Fiton gjyqin me Vllazninë dhe prezantohet te Tirana

27.07.2018 - 19:30

Tirana ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin nga Maqedonia, Sedat Berisha, duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu, që ka postuar në llogarinë zyrtare në “Facebook” fotot e prezantimit të futbollistit në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” shoqëruar me lajmin e nënshkrimit.

“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Sedat Berisha është përforcimi i radhës për skuadrën bardheblu.

Mbrojtësi 28-vjeçar në sezonin e fundit ka qënë pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që më parë ka luajtur për Shkupin dhe Shkëndijën e Tetovës.

Berisha ka firmosur një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi dhe për sezonin pasardhës”, – shkruhet në njoftimin e Tiranës.

Berisha ishte në gjyq me Vllaznia dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF i ka dhënë të drejtë mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia, që kishte kontratë deri në fund të vitit me klubin shkodran.