MENU
klinika

Titulli mes Juves e Inter

Kasacioni vendos përfundimisht për 2006-n

13.12.2018 - 16:55

Mbyllet përfundimisht epopeja e titullit të vitit 2006 në Serie A të Italisë. Ka rënë poshtë ankimimi i Juventusit në lidhje me titullin kampion, që Federata Italiane ia dha Interit, pas skandalit të “Calciopoli”-t. Gjykata e Kasacionit ka lënë në fuqi vendimin e marrë 12 vite më parë.

Gjyakata e Apelit të Romës kishte pranuar ankesën e Juventusit, që pretendonte për defekte juridike nga gjykatësit e shtetit. Por Kasacioni ka konfirmuar po atë vendim të dhënë më pare.

Juventus ka marrë tashmë edhe “JO”-në e fundit për titullin e shumëpërfolur, që mbetet i Interit. Përtej Kasacionit nuk ka asnjë gjykatë tjetër së cilës mund t’i drejtohesh.

Juventus dhe Interi, vitet e fundit, janë kapur shumë midis tyre në lidhje me këtë temë. Madje, deri kur Massimo Moratti ishte president zikaltër, provokonte shpesh, ndërsa Agnelli, padroni numër “1” i “Zonjës”, përgjigjej po me të njëjtën monedhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN