“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është biopsia dhe çfarë ndodh pas kryerjes së saj?
Mjeku: Biopsia është një test i cili përdoret për të kontrolluar për shenja të sëmundjes. Mjeku merr një mostër të vogël të indeve ose qelizave nga një zonë e trupit ku mund të keni kancer, infeksion ose një problematikë tjetër shëndetësore. Mostra dërgohet në një laborator ku shihet për qeliza të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Si të përgatiteni?
Mjeku do t’ju tregojë nëse ka dika që duhet ta bëni ose jo para kryerjes së biopsisë. Për shembull, mund të jetë e nevojshme ndalimi i marrjes së barnave të tilla si: hollues gjaku, aspirina ose të mos të hani apo të pini disa orë para kryerjes së biopsisë. Nëse do të merrni barna që ju bëjnë të jeni të përgjumur gjatë procedurës, kërkoni ndihmën e dikujt që t’ju shoqërojë për në shtëpi.
Çfarë ndodh pas biopsisë?
Zona e prekur mund të jetë e lënduar ose mund t`ju shkaktoj diskomfort, por mjeku në të tilla rast do t’ju japë një mjekim për t’ju qetësuar. Pas biopsisë merreni ditën me lehtësi dhe ndiqni udhëzimet e mjekut.
Marrja e përgjigjes
Në disa lloje të biopsive mjeku mund të analizojë mostrën e marrë në mënyrë direkte për rezultate të menjëhershme. Në raste të tjera rezultatet vonojnë një, dy ose disa ditë. Përgjigjet e analizës nga laboratori dërgohen tek mjeku juaj dhe do të jetë ai që do jua shpjegojë ato.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.