MENU
klinika

Basha: Unë kam dhënë dorëheqjen...

“Fushata kishte Big Brother dhe tallava, vetëm ofertë nuk pamë”

24.05.2023 - 17:43

Prej ditësh është përfolur rikthimi i mundshëm i ish kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në garën për kryetarin e ri të saj.

Ditën e sotme ai ka organizuar një takim me të rinjtë ku ka cekur edhe këtë çështje. Ai iu drejtua një të riu se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit dhe nuk ka nisur ende fushatë për t’u kthyer në krye të partisë.

“Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet. Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar”, tha Basha.

Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava.

“Pse kemi ardhur në këtë pikë? Unë kam një shpjegim si kemi ardhur në këtë pikë. Rinia gjithmonë është aktive, Por është mësuar që politika i thërret jo për hallet e tyre por për hallet e veta. Mospjesëmarrja, bojkoti, është një mesazh ku baza është se nuk e shohin veten te oferta., Me aq sa e ndoqa fushatën vetëm ofertë nuk ishte.

Çdo shprehi tjetër. Gjuhë agresive, sulme, tallava, por jo ofertë. Politika na është kthyer në një Big Brother. Qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Është të kalojmë orët për t’u zbavitur. A mundet politika të kthehet në tallava dhe Big Brother. Si do i zgjidhim ne problemet nëse instrumentin e vetëm që i zgjidh këto probleme e kthejmë në tallava dhe Big Brother. Si mundet që rinia e cila është gjaku i shoqërisë të angazhohet kur nuk i jepet hapësira për t’u angazhuar”, u shpreh Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çun Lajçi-Veliajt: Fillo me themelin e teatrit

‘Mbramë shtroi darkë ai djaloshi që e don Tironën’