MENU
klinika

Këshilla që ju duhen të gjithëve

Zbuloni çfarë bëjnë mjekët për të mos u sëmurur ‘asnjëherë’!

26.05.2023 - 08:10

Siç dihet botërisht, mjekët janë më të ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve, por rrallëherë preken prej tyre.

A ju ka shkuar ndërmend ndonjëherë se çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës?

Mësojini disa nga ‘sekretet’ e tyre.

Lani duart:  Lani sa më shpesh duart për të parandaluar prekjen nga infeksionet. Nëse i lani duart siç duhet dhe kur duhet (para se të hani, pasi të përdorni tualetin, madje edhe para se të prekni sytë apo buzët) do të mund të parandaloni një sërë infeksionesh që shkaktojnë gripin, ftohjen dhe kollën.

Konsumoni një dietë të shëndetshme: Frutat dhe perimet kanë një sërë vitaminash dhe mineralesh që funksionojnë me sistemin imunitar për të luftuar infeksionet.

Flini mjaftueshëm: Studimet kanë treguar se pagjumësia mund të ndikojë tek sistemi imunitar. Të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë.

Pastroni objektet që prekni çdo ditë: Pastroni rregullisht tastierën e kompjuterit, telefonin, dhe lani duart pasi prekni objekte të ndryshme. Disa mikrobe qëndrojnë vetëm për pak sekonda, ndërkohë që ka edhe të tjerë që zgjasin për ditë të tëra. Dhe, mos harroni, shtrëngimi i duarve bëhet shpesh burim transmetimi të viruseve, prandaj mos harroni këshillën nr. 1.