MENU
klinika

"Ngec" fajin Universiteteve

Rama: Edhe vajza ime ka punuar turni i 3-të, por nuk është zbatuar ligji

13.12.2018 - 22:00

Pavarësisht protestave të studentëve, Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga Ligji për Arsimin e Lartë, duke e deklaruar një ligj efikas por që universitetet nuk e kanë zbatuar.

Rama tha se Ligji i Arsimit të Lartë nuk është rrëzuar, por nuk është zbatuar nga universitetet siç duhet.

Kryeministri u shpreh se në rastin e atij studentit të verbër, ligji e parashikon qartë, pasi tarifat janë ulur edhe pse universitetet nuk i kanë zbatuar ato.

Ashtu si edhe në takimin me dekanët e rektorët, kreu i qeverisë iua ka hedhur përgjegjësinë universiteteve, duke kërkuar fajin tek zbatimi i ligjit dhe jo tek ligji në vetvete.

Edi-Rama-konica.al

Kreu i qeverisë duke kthyer një përgjigje në lidhje me punësimin e studentëve, deklaroi se nuk kështu është kudo dhe studentët gjithandej punojnë turn i tretë duke kujtuar vajzën e tij.

“Edhe unë jam prind vetë. Kur vajza jonë shkoi me studime, punonte turni i tretë recepsioniste për të përballuar studimet. Kështu është kudo”, tha Rama.

Nëse qeveria, sipas Ramës, merr vendimin pa diskutuar paraprakisht, përgjigja me gjasë do të jetë: nuk ishte ajo që kishim në mendje.

Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë eksperiencë personale të tillë, veçanërisht kur tema e diskutimit është kaq e gjerë.