MENU
klinika

Çfarë të presim tani e tutje?

Kompania e çipave të trurit të Musk merr miratimin për provat me njerëz

27.05.2023 - 08:52

Firma e çipave të trurit të Elon Musk, Neuralink, ka njoftuar se ka marrë miratimin nga FDA për të filluar kryerjen e studimeve mbi njerëzit.

Kompania nuk dha detaje mbi qëllimet e studimit, ose kur do të fillojnë provat, por tha se nuk po rekrutonte ende.

Musk ka thënë se shpreson që një ditë pajisjet e tij do të ndihmojnë për disa gjendje, duke përfshirë obezitetin, autizmin, depresionin dhe skizofreninë, si dhe duke mundësuar shfletimin në ueb dhe telepatinë.

Neuralink, e themeluar në vitin 2016, ka qenë objekt i disa hetimeve federale.

Në dhjetor të vitit të kaluar thuhet se u vu nën hetim për shkelje të supozuara të mirëqenies së kafshëve në punën e saj, pretendime që i ka mohuar.

Gjithsej 1,500 kafshë ngordhën në katër vjet, sipas një raporti, duke çuar në ankesa të brendshme se testimi i kafshëve po nxitohej – duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje të panevojshme.

Musk rriti presionin për të përshpejtuar zhvillimin, tha stafi, duke çuar në eksperimente të gabuara që duheshin përsëritur.

Në një rast, 25 derra thuhet se u implantuan me pajisje me madhësi të gabuar.

Neuralink shpreson se implanti që po zhvillon do t’i ndihmojë njerëzit e paralizuar të ecin përsëri – dhe të kurojë problem të tjera neurologjike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të rrethojnë Tokën me Isaacman për tre ditë

‘Astronautët amatorë’ dhe miliarderi nisen drejt hapësirës