MENU
klinika

Në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar

Erdogan nis ditën me një mesazh: Ka fituar demokracia e Turqisë

29.05.2023 - 10:22

Rexhep Taip Erdogan ka siguruar tashmë mandatin e tretë si president duke u bërë një nga njerëzit më jetëgjatë në pushtet. Pas fitores së bujshme përballë rivalit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan ka falenderuar të gjithë qytetarët që i besuan votën. Ai tha se fitorja i kushtohet demokracisë së vendit, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne nuk jemi të vetmit fitues. Turqia është fituesja. Kombi ynë me të gjitha segmentet e tij është fituesi. Demokracia jonë është fituesi. Askush nuk ka humbur sot. Të gjithë 85 milionë (njerëzit) kanë fituar…Tani është koha të bashkohemi dhe të integrohemi rreth synimeve tona kombëtare dhe ëndrrave kombëtare, duke lënë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet në lidhje me periudhën zgjedhore,” tha Erdogan, duke iu drejtuar mijëra mbështetësve të tij të mbledhur përpara kompleksit presidencial në kryeqytetin Ankara.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.