MENU
klinika

Trajneri shqiptar

Vendosin financat, Hasi ikën në Arabi: Kombëtarja, një ëndërr

27.07.2018 - 19:53

Trajneri Besnik Hasi do të drejtojë në Arabinë Sauditë, duke zgjedhur të largohet nga Europa. Tekniku gjakovar ka pranuar ofertën e drejtuesve e Al Raed, që i kanë vënë përpara një ofertë të rëndësishme ekonomike.

“Në këto muaj ka pasur ekipe të ndryshme belge që më kanë kontaktuar. Arabia ka ndryshuar sistemin e garës, kanë investuar shumë në aspektin teknik, është liga më e fortë në Azi. Përveç anës të rëndësishme financiare, është edhe ana sportive”, tregon ai.

Shumëkush pret prej vitesh Besnik Hasin në stolin e Shqipërisë, por trajneri mendon se nuk është koha të flitet për gjëra të tilla, për sa kohë që aty gjendet Christian Panucci.

“Kombëtarja ngelet një ëndërr jo vetëm për mua, por për çdo futbollist që ka luajtur në kombëtaren e Shqipërisë, mbetet si mendim për ta drejtuar atë.

Por të flasim hapur, tani për të është e kotë, sepse Kombëtarja e ka një trajner, do të ishte mungesë respekti”, – theksoi Hasi.