MENU
klinika

Akuza ndaj opozitës

Rama-Bashës: U mbyte në ujin e Venecias e tani pengon dialogun me studentët

14.12.2018 - 13:02

Akuzat ndaj opozitës, se po pengon studentët të ulen në dialog me të për tu dhënë zgjjdhje kërkesave nga kryeministri Edi Rama vijojnë.

Në një postim në twitter, ai ka komentuar dhe miratimin e opinionit të Komisionit të Venecias për vettingun politik në Shqipëri.

rama twitter-konica.al
rama twitter-konica.al

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë.”

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin e saj me gjithë amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.