01.06.2023 - 10:41
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit këtë të enjte po mbahet seanca për ankimimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Gazetari i Panorama Tv, Ervin Leka bën me dije se kryebashkiaku Beleri nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe po përfaqësohet nga avokati i tij.
Mësohet se avokati i Belerit ka kërkuar një masë më të butë sigurie.
Shkak për mos prezencën e kryebashkiakut Belerit në seancë është bërë fakti se ky i fundit është i shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore. Po ashtu dhe i akuzuari tjetër ka munguar për të njëjtën arsye.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Historia me shitblerje votash
Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, Veliaj: Raste të tilla lidhen gjithmonë me PD dhe LSI
"Sprovë e madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve!"
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon kryeministri Rama
"Çfarë emri do mbash!"