02.06.2023 - 10:07
Për të gjashtën ditë me radhë vijojnë protestat në veri të Kosovës. Edhe sot në orën 12:00 është paralajmëruar se do të mbahet protestë edhe në Graçanicë.
Në rrjetet sociale qytetarët janë ftuar në një protestë paqësore pikërisht në mesditë, me qëllim që t’i “përkrahin serbët që po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviç, ka thënë për RTK live se organizatorët kanë raportuar për mbajtjen e protestës në këtë komunë në përputhje me rregullat në fuqi dhe se policia do ta sigurojë mbarëvajtjen e tubimit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Samiti në Kishinau
Vuçiç: Fatkeqësisht Kosova dhe Ukraina janë tema kryesore
Mund të përsëritet skenari i Ukrainës
Qeveria serbe në panik, plane për grusht shteti?
Ja tri kërkesat që parashtroi