Ylli argjentinas i futbollit është një nga më të paguarit në botë dhe sigurisht që edhe luksi nuk mund të qendrojë larg tij apo familjes.
Lionel Messi, së fundmi, është ka marrë një avion privat, “Gulftream V”. Kur bëhet fjalë për detajet, Lionel Messi është tepër i kujdesshëm dhe ka zgjedhur një mjet udhëtimi tepër luksoz për të mos i munguar asgjë atij dhe familjes së tij.
Avioni mund të mbajë deri në 16 persona dhe ka dy tualete, ndërsa karriget mund të shndërrohen në tetë krevate mjaft të rehatshëm. E sikur të mos mjaftojë kjo, në shkallët e avionit janë vendosur emrat e Messit, bashkëshortes Antonella, si dhe të tre djemve, Thiago, Ciro and Mateo.
Por me gjithë këto personalizime, përfshirë edhe numrin 10 të stampuar në bisht, avioni momentalisht është i marrë me qira dhe nuk është në pronësi të plotë të yllit argjentinas.