Dy skuadrat pretendente të Kategorisë Superiore për këtë sezon, Partizani dhe Kukësi, e kanë mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e javës 17-të, luajtur në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë kanë luajtur si pritës, por pa praninë e tifozëve, sepse ishin të dënuar.
Është ruajtur diferenca prej 5 pikësh, Partizani nuk ka mundur dot të shkëputet më shumë, ndërsa Kukësi nuk është afruar. Nga kjo situatë, duket se më shumë përfiton Skënderbeu, që nëse fiton me Luftëtarin, afrohet 3 pikë me kreun.
Partizani ka pretenduar një penallti në pjesën e parë, kur Bardhi u rrëzua në zonë, por për Jorgjin nuk ka qenë e tillë. Kukësi ndërohë ka pasur një rast të mirë, por ka pritur portieri Hoxha.
Kukësi ka qenë më kërkues në pjesën e dytë, por kanë munguar gjuajtjet drejt portës. Ndërsa për Partizanin sërish Hebaj ka qenë më i rrezikshmi. Gjithsesi, përfundon pa gola dhe ekipet ruajnë diferencën prej 5 pikësh mes tyre.
PARTIZANI – KUKËSI 0-0
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote (Kardozo 86′), Telushi, Mala, Bardhi, Mensah (Hebaj 74′). Trajner: Skënder Gega.
Kukësi: Frashëri, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Maliki, Shkodra, Limaj, Uilliam, Ethemi, Çyrbja (Kalaja 86′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.
Kartonë të verdhë: Telushi 9′, Ibrahimi 33′
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi, Nertil Bregasi.