MENU
klinika

"Të gjithën e bën për politikë të brendshme"

Thumbi i Kurtit për draftin, Rama: Më pëlqen shumë se flet atë që mendon!

13.06.2023 - 20:01

Rama: Nuk bëj asnjë koment për sanksionet se nuk është çështja se janë masa. Edhe sikur të jenë të përkohshme masat, efekti nuk do të jetë edhe aq i përkohshëm. Besimi dhe mbështetja nuk do të jenë si tani. Do të jenë më të kushtëzuara hap pas hapi. Jo vetëm ndaj Albin Kurtit, por edhe me qeveritë që do të vijnë më pas.

A ka ndikuar ironia e Kurtit për draftin?

Rama: Zero! Së pari, përpjekja ime për t’u takuar me Kurtin nuk ka nisur sot, por ka disa ditë për të folur për këtë situatë. E dyta sepse siç unë them atë që mendoj, edhe ai thotë atë që mendon. Nuk ka surpriza, nuk ka gjëra të panjohura me Albinin, sepse siç më njeh dhe e njoh. Ai beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marrë në konsideratë. Zero sepse ka 2 njerëz që janë të painteresuar për asocacionin dhe në këtë pikë janë bashkë. Janë të interesuar që të mos krijohet; është kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Për mënyrën sesi e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, u duhet armiku i jashtëm. Pse i çon ushtarët në Kufi me Kosovën? Mendoni se në ëndrrën e tij më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb 1 metër në kufirin e Kosovës. As nuk e imagjinon. Pse i çon? Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serb në Serbi. Për ça këndojnë ata Kosova është e jona? Këngë mitingu. Për çfarë i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë? E ka humbur luftën njëherë e mirë. Serbia që nga viti 1999 nuk është më kërcënim. Jo sepse është Albin Kurti por sepse është Amerika. është kjo Amerikë që sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Pse duhet kjo histori konfrontimi permanent? Duhet për konfrontim të brendshëm. Unë nuk prekem. Qëllimin me Albin Kurtin e kemi një. Njohja e plotë, përfundimtare e Kosovës. Edhe nga Serbia, që duhet edhe të kërkojë falje. Ndryshimi mes meje dhe Albinin, është se ai i do në fillim. Nuk kam asnjë problem me çfarë thotë Albini, përkundrazi më pëlqen shumë. Por jam i tmerruar nga ky kurs.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kulmi i debateve për draftin e Asociacionit

Rama e Kurti takohen në Gjakovë, zbardhet axhenda e takimit