Rusia i ka përdorur gjithmonë armët bërthamore në agresionin e saj kundër Ukrainës, për të kërcënuar Perëndimin. Ato duket se kanë humbur funksionin parandalues ??që kishin gjatë Luftës së Ftohtë dhe tani duken si një mjet lufte, ende jo aktiv, por mundësia e përdorimit të tyre nuk përjashtohet. Që në fillim të agresionit, në shkurt të vitit të kaluar, presidenti rus Vladimir Putin nisi këtë formë të luftës speciale kundër Ukrainës dhe Perëndimit duke urdhëruar që armët bërthamore të viheshin në gatishmëri të lartë. Ndaj, së fundmi ka vendosur një pjesë të arsenalit të saj bërthamor në Bjellorusi, armë taktike që sipas diktatorit bjellorus janë tre herë më të fuqishme se ato atomike, të hedhura nga SHBA në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945. Lukashenko tha senuk përjashtohet përdorimi i tyre. Kundërofensiva ukrainase, që filloi natën e 4-5 qershorit, nuk e befasoi Moskën, por ekspozoi edhe një herë një sërë dobësish të ushtrisë ruse. Sulmet ukrainase sugjerojnë se qëllimi është marrja e Krimesë, të cilën Putin e konsideron pjesë të territorit rus. Humbja e Krimesë konsiderohet arsye e mjaftueshme që Cari i Kremlinit të vendosë të përdorë armë taktike bërthamore,Vitin e kaluar, kompania analitike amerikane RAND e renditi përgjigjen bërthamore ruse si kërcënimin më të madh në skenarët e zhvillimit të mundshëm të agresionit rus dhe në atë skenar opsioni më i keq, të cilin ata nuk e përjashtojnë, është sulmi bërthamor ndaj Polonisë, anëtares së NATO, e para në listën e “shënjestrave”.
“Dhuratë nga Zoti”
RT është një gazetë që shkruan atë që mendon Kremlini. Të mërkurën, botoi një tekst autori të Sergej Karaganovit me titull: “Duke përdorur armë bërthamore, Rusia mund ta shpëtojë njerëzimin nga një katastrofë globale”. Profesor Karaganov është një shkencëtar i njohur rus që merret me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e lidhur me Kremlinin. Ai është i afërt me Putinin, i cili dëgjon këshillat e tij dhe Karaganov i formëson ato sipas dëshirës së Putinit. Sipas Karaganov, vetëm një fitore e plotë në Ukrainë është një opsion që sjell siguri. Ai thotë se balanca e re e fuqisë drejtohet nga Kina, pjesërisht nga India ekonomikisht, “dhe historia e ka emëruar Rusinë për rolin e mbështetjes strategjike ushtarake”. Profesori rus që Putin dëgjon pretendon se amerikanët duan të shkatërrojnë Rusinë për të dobësuar “superfuqinë e re alternative, Kinën”. “Shfaqja e armëve bërthamore është rezultat i ndërhyrjes së të Plotfuqishmit, i cili, i neveritur nga fakti se njerëzimi ka nisur dy luftëra botërore brenda një brezi, që kushtojnë dhjetëra miliona jetë, na dha armët e Harmagedonit për t’u treguar atyre që kanë humbën frikën e ferrit se ai ekziston”, shkruan ai. Karaganov kujton traditën ruse që nga Dostojevski e më herët, për rolin historik të Rusisë në shpëtimin e njerëzimit, që sipas tij duhet të bëhet duke thyer vullnetin e Perëndimit për të inicuar agresion.
Gati për katastrofën
Për këtë qëllim, hapi i parë, shkruan Karaganov, është ulja e pragut për aktivizimin e armëve bërthamore. Frika më e madhe e RAND-it mund të bëhet realitet: “Gjërat mund të shkojnë aq larg sa të paralajmërojnë bashkatdhetarët dhe të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të largohen nga vendbanimet e tyre pranë objekteve që mund të bëhen objektiv i sulmeve bërthamore në vendet që mbështesin drejtpërdrejt regjimin e Kievit”, ka parlajmëruar ajo. Sipas Karaganov, kjo është një zgjedhje moralisht e tmerrshme. “Ne do të përdorim armët e Zotit, duke e dënuar veten me humbje të rënda shpirtërore”, thotë ai. Por nëse kjo nuk bëhet, jo vetëm që Rusia mund të marrë fund, por me shumë mundësi do të zhduket i gjithë qytetërimi njerëzor. “Sa bukur është për veshët e Putinit, shpëtimtarin e njerëzimit, dhe për këtë duhet vetëm të hedhim disa bomba bërthamore mbi Poloninë dhe ndonjë anëtar tjetër të NATO-s. Dhe atëherë bota krijohet sipas masës dhe vullnetit të tij. Dhe presidenti kinez Xi Jinping do të ketë frikë nga Putin”, përmbyll Karaganov. Tani Rusia duket se është e vetme kundër gjithë botës. Opsioni bërthamor është ende në lojë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë.