E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe e ka cilësuar si “vazhdim të torturës nga Albin Kurti”, arrestimin e serbit në Leposaviç, duke akuzuar kryeministrin kosovar se po përdor “të gjitha mjetet për të provokuar konflikt me popullin paqësor serb”.
“Urosh. V është arrestuar herët në mëngjes pasi ka shkuar në punë. Ai është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rroba civile, madje njëri prej tyre po lëvizte një veturë me targa KM”, u tha në reagimin e kësaj zyre, e cila iu referua targave të makinave KM që lëshohen nga autoritetet serbe dhe konsiderohen ilegale nga Kosova.
Sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i arrestuari është 28 vjeç “dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë kriminel”!