Donald Trump po përballet me presion në rritje nga ligjet, por është e paqartë nëse dhe si do të mbajë përgjegjësi.
Tani që avokati i Donald Trump është në burg për krime që lidhen me pagimin e dy prej të dashurave të presidentit, është ngritur një çështje tjetër shqetësuese.
Çfarë ndodh nëse prokurorët arrijnë në përfundimin që Trump mund të ketë shkelur ligjet për financimin e fushatës duke drejtuar Michael Cohen dhe American Media Inc?
Dhe çfarë do të bëjë këshilluesi i posaçëm, Robert Mueller, nëse gjen prova se presidenti është i implikuar në krimet që kanë të bëjnë me ndërhyrjen ruse në zgjedhje?
A mund të paditet një president aktual për një vepër penale?
Trump nuk është presidenti i parë në telashe me ligjin. Dy herë, Zyra e Avokatit Ligjor (OLC), një njësi e Departamentit të Drejtësisë e ngarkuar me dhënien e këshillave ligjore për Presidentin, kamohuar akuzat ndaj presidentëve të atyre kohëve. Rasti i parë ishte në vitin 1973 me Richard Nixon dhe tjetri në vitin 2000 me Bill Klintonin.
OCL mendonte se akuzat ndaj presidentëve do të shkaktonin “një ngjarje traumatike”. Sipas tyre, të akuzohej një president nga një juri dhe prokuror i panjohur nuk ishte e drejtë. E gjithë situate do të shkatërronte dinamikën themelore të sistemit qeveritar.
Por ka pikëpamje të kundërta me këtë. Në një memorandum prej 56 faqesh të vitit 1998 që u zbulua verën e kaluar nga New York Times, Kenneth Starr, avokati i pavarur që hetoi Clintonin, argumentoi se asgjë nuk i imunizon presidentët nga aktakuza dhe ndoshta edhe burgimi. Çdo president duhet “të ndiqet penalisht për shkeljen e ligjeve”. Qëndrimi i OLC nuk është vetëm një politikë e keqe, por ehde jokushtetuese.
Çfarë duhet të bëjë prokurori?
Një mundësi është që gjyqet e mundshme do të duhet të presin që presidenti të largohet nga detyra. Nëse Trump fiton rizgjedhjen, akuzat penale do të shuhen, sepse sipas statutit kufizues pesëvjeçar për shkeljet e fushatës financiare, këto akuza do të përfundojnë në vitin 2021.
Pastaj ekziston alternative tjetër: gjykimi. Kushtetuta cakton fuqinë e gjykimit në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila mund të dënojë një president me shumicë të thjeshtë, ashtu siç bëri me Andrew Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clinton në vitin 1998.
67 senatorë duhet të votojnë për ta larguar një president. Në rastin e Trumpit, mund të jetë e vështirë që senatorët të bashkohen dhe për herë të parë në historinë amerikane të largojnë një president nga posti.
The Economist