Ahmetaj ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen, ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses Erjola Hoxha,me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022.
Sipas Ahmetajt Zoto nuk ka patur vilë në Hamallaj që tia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka patuar asnjë rol vendimmarrës për inceneratoret. Ish zëvendëskryeministri ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga të tjerë përfshi edhe Klodian Zoton. Ndërsa sa i takon vilës në Palas ish zevendeskryeministri ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë prone pasi ajo i përket një shtetaseje zvicerane dhe duhet të pyesni atë për sqarime, mëson gazetarja e Report TV Keti Banushi.
Ahmetaj po hetohet për 4 akuza po prokuroria deri tani nuk i ka komunikuar asnjë akuze. Ndërkohë avokati i tij Henrik Ligori tha për Report tv që Ahmetajt nuk iu atribua asnjë fakt penal, por ndaj tij hetohet për të gjetur fakte penale.