MENU
klinika

Bundesliga, Java 15

Bayern nis të bindë, “poker” në Hannover

15.12.2018 - 17:30

Tri fitore radhazi në Bundesliga dhe vend i parë në grup në Champions League tregojnë se Bayern Munchen e ka kaluar krizën dhe është kthyer seriozisht në ndjekje të Dortmund. Bavarezët fituan sot 4-0 në Hannver, duke iu afruar me 6 pikë kreut, por Dortmund ka një ndeshje më pak.

Bayern ka shënuar nga dy gola për secilën pjesë loje. Që në minutën e dytë Kimmich shënon, ndërsa Alaba qetësoi të tijtë me golin e shënuar në minutën e 29-të. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Në të dytën, Gnabry në 52-të con shifrat në 0-3. Ndërsa nuk mund të rrinte pa “firmosur” edhe Lewandowski, që mbyll takimin në 0-4. Ishte goli i 10-të i polakut në këtë sezon, teksa barazuar dy të kreut në renditjen e golashënuesve më të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN