MENU
klinika

Kosto e dërgimit të emigrantëve në Ruanda

Sa do të paguajë qeveria britanike për një azilant

27.06.2023 - 13:27

Përveç 140 milionë sterlinava të dhëna Ruandës ndërkohë, pa shkuar asnjë emigrant ende në Ruanda, dihej që politika e re e emigracionit do ishte tejet e kushtueshme, edhe për shkak të distancës prej 9 orë fluturimi nga Londra në Ruanda dhe kostove të marrjes me qira të avionëve, por shifra e fundit e dhënë nga vetë Home Office, Ministria e Brendshme dhe Emigracionit, është marramendëse dhe e frikshme.

169 mijë sterlina për azilant do t’i kushtojë taksapaguesëve britanikë dërgimi drejt Ruandës.

E thënë ndryshe, sikur 30 mijë azilantët të ardhur me gomone, vitin e kaluar, pa përfshirë shqiptarët rreth 14 mijë, plus minimalisht 10 mijë të ardhurit deri më tani për këtë vit, shifra shkon në rreth 7.2 miliardë sterlina.

Këtu nuk futen shpenzimet për dërgimin e afro 14 mijë shqiptarëve drejt Shqipërisë në bazë të marrëveshjes Rama-Sunak të dhjetorit të kaluar, edhe pse mijëra azilkërkues shqiptarë janë zhdukur në të zezë për shkak të frikës nga rikthimi, sipas The Times. Ndërkohë Suella Braverman, Ministrja e Brendshme nga ana tjetër, thotë se egzaminimi i kostove tregon se qeveria do kursejë 106 mijë sterlina për çdo person që do frenohet të hyjë ilegalisht.

Janë këto shifra që kanë rindezur debatin për këtë skemë të debatueshme për rikthimin e çdo azilanti drejt Ruandës kur vjen përmes rrugëve jo legale në ishull.

Kjo është një javë mjaft e rëndësishme për ligjin e ri të emigracionit kur do bëhet edhe shqyrtimi përfundimtar në Dhomën e Lordëve të projektligjit. Të enjten Gjykata britanike e Apelit, pritet të vendosë nëse është e ligjshme ose jo deportimi i atyre që kërkojnë azil në Britani drejt Ruandës, përfshi edhe gratë dhe fëmijët.

Nga ana tjetër, sipas The Guardian të Londrës, vlerësimi i paraqitur nga Home Office, thekson se ka një konsensus akademike se “ka pak ose aspak evidencë” se ndryshimet në politikën e emigracionit frenojnë njerëzit nga largimi i vendeve të tyre dhe të kërkojnë azil. Gjuha e njëjtë, kultura dhe lidhjet familjare pranohen se janë “faktorë të fortë” që influencojnë përzgjedhjen e destinacionit final të azilkërkuesve.

Ndërkohë, kalimet me gomone nga Franca drejt Britanisë ende vazhdojnë dhe muaji qershor, edhe për shkak të motit të ngrohtë, shënon minimalisht po aq kalime me gomone sa qershorin e vitit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vijnë vrasës, terroristë dhe përdhunues”

“The Sun” shkruan për shqiptarin që vrau gruan në Britani

Çfarë do të thotë kjo për ekonominë globale?

“The Economist”: Migrimi masiv, sapo ka filluar!