MENU
klinika

Dita e 12-të e protestës

Studentët nuk tërhiqen, dhe sot para Kryeministrisë

16.12.2018 - 08:52

Në ditën e 12 të protestës së tyre, studentët e universiteteve publike në vend, kanë vendosur që të çojnë kauzën e tyre deri në fund.

Ditën e sotme, mësohet se pavarësisht motit që nuk është në favor të tyre, studentët do të mblidhen në orën 10:00 para Kryeministrisë.

Studentët shprehen të bindur se do vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

protesta e studenteve-konica.al

Ata kanë paralajmëruar protestë masive të hënën me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkohë ditën e djeshme studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.

Sakaq, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.