MENU
klinika

I përfshirë në konflikt edhe vëllai i deputetit të PS!

Sherri për guroren/ Detajet nga përplasja mes dy fiseve

07.07.2023 - 11:52

Vëllai i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja ka qenë i përfshirë në konfliktin për guroren në Krujë.

Xhelal Rraja mësohet se është edhe administratori i një guroreje.

Sherri ndodhi mes anëtarëve të fisit Maja dhe atyre të fisit Rraja pasditen e së enjtes (6 korrik) Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.

Mendohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja. Anëtarët e fisit Rraja i kanë goditur sende të forta.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

“Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre”, njoftoi policia.

Dy anëtarë të fisit Rraja u shoqëruar në polici, ndërsa po punohet për kapjen e dy të tjerëve.

Njoftimi i policisë:
Në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.