MENU
klinika

Dita e 13-të e protestës

Protestat/ Zbardhet axhenda e studentëve për nesër

16.12.2018 - 16:56

Tashmë po përmbyllet dita e 12-të e protestës së studentëve, të cilët nuk heqin dorë nga plotësimi i 8 kërkesave të tyre nga qeveria.

Në një kohë kur kryeministri Rama kërkon të negociojë për dialog, masa studentore është e vendosur që të mos negociojë pa përmbushjen e 8 kërkesave imediate të tyre.

Ndërkohë nga njoftimi i Këshillave Studentorë, është zbardhur axhenda e protestës për nesër, ku studentët pritet sërish të bojkotojnë mësimin dhe të vazhdojnë marshimin e tyre nga fakultetet përkatëse drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta e tyre do të nisë në orën 9:00 të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihet, nëse në ditën e 13-të të protestës ata do ta kalojnë natën para godinës së Kryeministrisë, siç kanë vepruar edhe disa ditë rradhazi.

Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.
Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor.

Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund.

Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin e Këshillave Studentorë të Universiteteve të Tiranës për protestën studentore në ditën e 13-të të saj.