Eksperti për ekonominë, Ermal Telha, i ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, ka folur në lidhje me informalitetin në sektorin e turizmit në vend, ku vihet re se në muajt e fundit, në vendin tonë kanë hyrë një numër i konsiderueshëm turistësh, por sipas shifrave zyrtare, vetëm 10 për qind e tyre janë akomoduar.
Kjo gjë, sipas Telhës, sado të jenë transit, është jashtë logjike që të futen aq shumë dhe të akomodohen vetëm 10 për qind e tyre, ndaj ai bëri thirrje për ngritjen e një mekanizimi monitorues për këto platforma online si AIRBNB në mënyrë që të shmanget ky fenomen, pasi jo vetëm që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, por po rrit edhe çmimet e qirave për vetë shqiptarët.
Si shpjegohet diferenca e madhe mes personave që futen në vend dhe atyre që akomodohen?
Pjesa më e madhe e publikimeve në platformë është e pa monitoruar dhe e pakontrolluar nga strukturat përkatëse. Nuk mendoj se është shumë e vështirë të monitorohen këto objekte, duke qenë se jemi në epokën e teknologjisë digjitale.
Fakti që të hynë 600 mijë dhe të akomodohen 60 mijë kjo është jashtë çdo logjike. Sado të jenë transit, apo njerëz që vijnë nëpër njerëzit e tyre të njohur, sërish nuk bën sens që ky numër të përgjysmohet me nëntë herë. Pra 10 për qind
Ndaj them se duhet një mekanizëm monitorimi që unë besoj se është i mundshëm.
Ermal Telha