MENU
klinika

Çfarë ndodh pas datës 31 korrik

Aplikimet për kartat e ID-së dhe pasaportat biometrike

23.07.2023 - 11:44

Ministria e Brendshme ka njoftuar këtë të dielë qytetarët se më datën 31 korrik përfundon kontrata koncesionare për dokumentet biometrike dhe se në fillim të muajit gusht, do të duhet që aplikimet të vazhdojnë me kuponët e rinj.

Ministria bën me dije se kuponët qytetarët do të mund t’i gjejnë në zyrat e Postës Shqiptare në mënyrë që të pajisen me dokumentet për kartat e ID-së dhe pasaportat biometrike.

Njoftimi i plotë:
Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek” Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja