Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur sërish bregdetin shqiptar si destinacionin e saj të preferuar për të shijuar pushimet këtë verë.
Ishte vetë artistja e cila publikoi disa foto në Instagram, ndërsa krahas tyre shkruante: “Në shtëpi, Shqipëri”.
Mirëpo referuar fotove, gazeta e njohur britanike ‘Daily Mail’ ka shkruar një artikull për Duan por duke ngatërruar vendin ku ylli ndodhet momentalisht.
‘DailyMail’ e ka ngatërruar Shqipërinë me Kosovën, duke shkruar në artikull se këngëtarja po i shijon pushimet “në një bregdet në shtetin e saj, Kosovë”.
“Ylli po shijon një pushim në Kosovë, ku kanë lindur të dy prindërit e saj. (Ajo lindi pasi u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar, por jetoi gjatë disa viteve të adoleshencës)”, thuhej në lajm.