MENU
klinika

Shikoni momentin kur shërben

Princi William në rolin e një… kamarieri!

31.07.2023 - 11:22

Princi William përgatiti një surprizë të këndshme për qytetarët kur u shërbeu hamburgerë ‘eko-miqësorë’ nga një mensë në Londrën jugore.

Në një video të publikuar sot, trashëgimtari i fronit u ofron “klientëve” Earthsot Burgers, të emëruar sipas fituesve të Çmimit Earthshot, i cili u jepet njerëzve që zhvillojnë zgjidhje për problemet e mëdha mjedisore.

“Është gati!”-dëgjohet duke thënë princi, duke u shërbyer burgerëve për kalimtarët e rastit të cilët habiten.

“Mirëmëngjes të gjithëve, të gatuara mirë, gati për ta marrë me vete”, shtoi ai.

Duke punuar me themeluesit e kanalit YouTube Sorted Food, qëllimi i William ishte të nënvizonte profilin dhe punën e tre fituesve të mëparshëm të çmimit.

Ai shpjegoi se kutia ku vendoset burgeri është bërë nga kompania Notpla dhe nuk përmban fare plastikë, por një shtresë me alga deti. Përbërësit janë rritur në një serë në Indi nga kompania Kheyti, dhe burgerët janë gatuar në një furrë të quajtur Mukuru Clean Stove, e cila u shpik “nga një zonjë në Kenia, e cila erdhi me një ide për të reduktuar ndotjen e ajrit”.

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat