MENU
klinika

Arrestimi nga Serbia

Shkupi e fal Serbinë për Gruevskin

17.12.2018 - 15:36

Zëvendësministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Oliver Ristovski vlerësoi se Serbia nuk ka qenë e obliguar ta ndalojë apo ta arrestojë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Ristovski për gazetën Politika, e arsyetoi këtë me faktin se për Gruevskin gjatë asaj kohe nuk ka pasur fletëarrest ndërkombëtar.

Ai tha se asnjë përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë nuk drejtoi kritika për Serbinë, as që kërkoi shpjegime.

Asnjë shtet fqinj nga ka kaluar Gruevski nuk ka qenë i obliguar ta arrestojë atë për vepra që janë bërë në Maqedoni“, deklaroi Ristovski. /Konica.al/