MENU
klinika

Dritan Goxhaj: S’kam bërë asgjë të paligjshme

U arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale, jepet masa e sigurisë për ish-ushtarin e UÇK-së!

02.08.2023 - 17:17

Gjykata e Tiranës ka dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg 40 ditë’ për ish anëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Mësohet se Dritan Goxhaj është shprehur në sallën e gjyqit se “nuk ka bërë asgjë të paligjshme.”
Goxhaj u arrestua dy dite me pare dhe sipas Prokurorisë, arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi, pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës.

Prokuroria renditi edhe akuzat që rëndojnë mbi të nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Edhe policia tha ne nje reagim se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit Dritan Goxhaj, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi.

Kush është Dritan Goxhaj
Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin