MENU
klinika

Të mërkurën në grevë

Biznesi i vogël ul qepenat

18.12.2018 - 14:22

Shoqata e bizneseve të vogla dhe të mesme njofton uljen e qepenave për ditën e mërkurë.

Greva e paralajmëruar pritet të zgjasë nga ora 8 deri në 16 të ditës së nesërme. Kjo është hera e parë që bzinesi i vogël ndërmerr një nismë të tillë dhe duhet parë sesa masivisht do të ndiqet ajo, duke pasur parasysh numrin e madh të bizneseve që kjo kategori përfshin.

Kreu i Shoqatës, Albert Nasto, renditi katër kërkesa drejuar qeverisë, që lidhen me ndryshimin e pragut të TVSH-së, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës si dhe zëvendësimin e kasave fiskale.

Sipas të dhënave të Shoqatës, nga fillimi i vitit janë mbyllur 18 mijë biznese apo 5000 më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë që Nasto u shpreh i hapur për dialog me institucionet përkatëse, për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm parashikon që deri në 3-mujorin e parë të vitit 2019 të mbyllen 30 mijë biznese, ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë bizneseve të bashkohen në këtë grevë, duke mos përjashtuar përshkallëzimin e saj deri në grevë urie.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN