MENU
klinika

Legjenda e Italisë

Buffon zbulon tre favoritët për titull në Serie A

19.08.2023 - 17:00

Legjenda e Italisë, Gianluigi Buffon beson se Napoli, Interi dhe Juventusi janë favoritët për titullin e Serie A, por nuk është ‘shumë i intriguar’ nga Milani.

Një sezon i ri në Serie A fillon sot me kampionët në fuqi Napolin që takohen me Frosinone në Stadio Stirpe dhe Interi pret Monzën në Stadio Meazza. Dy ndeshjet e tjera në program janë Empoli – Verona dhe Genoa – Fiorentina .

Buffon, i cili kohët e fundit doli në pension në moshën 45-vjeçare pasi luajti sezonin e tij të fundit në Parma në Serie B, e parashikoi sezonin e ri të Serie A në një intervistë me La Gazzetta dello Sport.

“Do të jetë një sezon spektakolar, për herë të parë pas shumë vitesh, Juventusi, Interi dhe Milani nuk do të fillojnë si kampionë në fuqi. Napoli e ka Scudetton në gjoks”, ka thënë fillimisht Buffon.

“Sezoni i kaluar ishte i paharrueshëm për ta, dhe unë jam kurioz të shoh se çfarë do të ndodhë. Napoli, Interi dhe Juventusi janë favoritët për titull”.

Por, kush do të luftojë për një kualifikim në Ligën e Kampionëve sipas Buffonit?

“Unë shtoj Milanin, Lazion dhe Romën. Me siguri, Milani nuk është skuadra që më intrigon më shumë. Dua të shoh se si Stefano Pioli mund të bashkojë shumë lojtarë nga vende të ndryshme, është një sfidë magjepsëse”.

“Interi ka një siguri. Lautaro Martinez. Simone Inzaghi do të përdorë lojtarët më të mirë për të rritur cilësitë e tij. Pa Dzekon apo Lukakun, por me Thuramin dhe Arnautovicin. Ata janë në garë për titull”.

“Unë e vëzhgoj Juventusin me interes të kuptueshëm. Mos-luajtja në Evropë mund të jetë një faktor vendimtar në planin afatgjatë. Më pak ndeshje, më pak lëndime, më shumë seanca stërvitore”, përfundoi portieri legjendar.