MENU
klinika

Bëhuni doktor i vetes suaj

Nëse vuani nga reumatizma ja se çfarë duhet të konsumoni!

20.08.2023 - 08:06

Shumë studime mjekësore kanë dalë në përfundimin se përdorimi i trëndafilit të egër në formën e pluhurit apo pudrës redukton në 90% rastet e dhimbjeve nga reumatizma. Trëndafili i egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të reumatizmës duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

Pluhurin e trëndafilit të egër mund ta gjeni në farmaci si suplement, në dyqanet organike por mund ta përgatisni edhe vet. Mjafton që të keni një sasi të konsiderueshme trëndafilash të egër, të cilët duhet të jenë të thatë. Shtypini ato fort në një havan guri dhe më pas kalojini në një sitë kuzhine për të përftuar pluhurin.

Doza ditore e rekomanduar për përdorimin e pluhurit të trëndafilit të egër është 5 gramë në ditë. Rekomandohet që të përdoret për 1 deri në 3 muaj dhe mund ta konsumoni të shkrirë në një gotë me pak ujë ose direkt duke e gëlltitur. Megjithatë përdorimi i trëndafilit të egër pluhur për reumatizmën si dhe doza e tij nuk duhet marrë pa u konsultuar më parë me mjekun.

Nga një eksperiment i zhvilluar në Britaninë e Madhe nga Institutiti Për Kërkimet Shkencore ndaj Sëmundjeve Reumatizmale, ka rezultuar se pacientët me osteoporozë, tre javë pas përdorimit të suplementeve me trëndafil të egër patën një përmirësim të dukshëm në reduktimin e inflamacionit të kyçeve dhe dhimbjeve të tyre. Bazuar në këto rezultate, ekspertët rekomanduan përdorimin e suplementeve të trëndafilit të egër pluhur për pacientët që vuajnë nga artriti për një periudhë 1 deri 3 mujore.