MENU
klinika

Çështja 'Beleri'/ Greqia ashpërson tonet

“Do bllokojmë çdo financim të BE për Shqipërinë nëse…”

21.08.2023 - 10:55

Greqia po ashpërson gjuhën ndaj Shqipërisë dhe kjo për shkak të çështjes Beleri. Pas “injorimit” që kryeministri Mitsotakis i bëri Edi Ramës, duke mos e ftuar në darkën e sotme me liderët e Ballkanit, një tjetër goditje vjen nga qeveria greke. Ministri e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Adonis Georgiadis ka deklaruar se “nëse Shqipëria vazhdon të pengojë betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie në Himarë, të harrojë fondet e Bashkimit Evropian”.

“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Belerit. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve.” tha ministri i Punës në Greqi.

Georgiadis u shpreh gjithashtu se “nëse shqiptarët guxojnë të betohen për një kryetar tjetër bashkie ose të bëjnë sërish zgjedhje, duke e mbajtur Belerin në burg, ky do të jetë një faktor për Greqinë në marrëdhënie të këqija me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar.”

“Shqipëria do ta paguajë shumë shtrenjtë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, shtoi Georgiadis, duke theksuar se Shqipëria duhet të rishikojë qëndrimin e saj ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Duke folur për rëndësinë e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë, Georgiadis theksoi se “e konsideroj shumë të rëndësishme që Rama nuk është ftuar”.

“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç Ramës dhe që të gjithë të tjerët të jenë veç Ramës, mendoj se tregon se çështja e Fredi Belerit nuk po kalon aspak pa pengesa në qeverinë greke”, tha ministri.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!