– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në darkën joformale për liderët e rajonit të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Dua të informoj qytetarët se nesër në mëngjes, me kërkesë të presidentit ukrainas, do të kem një takim dypalësh me të. Do të flas me Zelenskyyn për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, besoj se do të kemi një bisedë të hapur dhe të mirë”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
Ndër të tjera Vuçiç nuk ka lënë pa komentuar as praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.
“Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, ka thënë Vuçiçi.
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u mbaj e fshehtë nga Athina. Pjesë e darkës do jenë: presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës , Borgiana Christo, dhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së. dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.