Këngëtarja e njohur Celine Dion një vit më parë është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë “Stiff-person syndrome”.
Kjo sëmundje është një “çrregullim i rrallë neurologjik progresiv” që mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve në krahë dhe këmbë, teksa prek 1 person në 1 milion.
Pasi Celine u diagnostifiku me “Stiff-person syndrome” ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023.
Mirëpo sëmundja e saj po përkeqësohet aq shumë saqë ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia dhe as të këndojë me në publik, sipas një burimi të afërt me këngëtaren për “Radar online”.
Kujtojmë që tre javë me parë motra e Celine, Claudette ka qenë e ftuar në emisionin “Le Journal de Montreal”, ku gjatë intervistës ajo zbuloi se pavarësisht punës dhe angazhimit nga “kërkuesit më të mirë në këtë fushë”, gjendja shëndetësore e fitueses së çmimit ‘Grammy’ është përkeqësuar.
“Ne nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme,”- tha Claudette.