Duket e Mbretëresha e Pop-it, Madonna, i ka vënë vetes një qëllim përpara se të nisë turneun e saj: të rikthejë në skenë Britney Spears.
Sipas burimeve ekskluzive për Page Six , Madonna është duke përgatitur një plan që të mos i bashkohet asaj në skenë askush tjetër përveç Britneyt. Ikonat e muzikës kanë qenë mikesha për shumë kohë, dhe thashethemet thonë se ato madje ndajnë të njëjtin menaxher.
E mbani mend atë momentin ikonik kur Madonna, Britney dhe Christina Aguilera bënë bujë me puthjen e tyre gjatë MTV Video Music Awards në 2003 ? Epo, fansat duhet të përgatiten sepse Madonna synon të rikrijojë një pjesë të asaj nate legjendare. Yjet do të festojnë gjithashtu dhe 20-vjetorin e bashkëpunimit të tyre hit, “Me Against The Music”.
Kujtojmë se Britney është larguar nga skena që nga viti 2018. Page Six ka zbuluar se ylli po planifikon një album të ri, dhe tani flitet për një rikthim të mundshëm në skenë. Nëse ndodh ky spektakël Spears-Madonna , mund të jetë ngjarja pop e shekullit!