MENU
klinika

Pas ndarjes nga Sam Asghari

Britney dëshiron të rregullojë marrëdhëniet me babain?

24.08.2023 - 11:59

Vetëm disa javë pas divorcit të saj nga Sam Asghari, Britney Spears kërkon të pajtohet me babain e saj, Jamie Spears.

Ylli popit po kalon një moment tjetër të vështirë dhe për këtë arsye po synon të forcojë familjen e saj për të përballuar sfidën më të fundit në jetën e saj.

Burimet treguan për TMZ se ajo dëshiron të lërë pas të shkuarën me të atin. Kujtojmë se Britney donte që babai i saj të futej në burg për kujdestarinë ndaj këngëtares e cila zgjati rreth 13 vite por duket se artistja dëshiron t’i rregullojë gjërat tani.

Babai i saj është i sëmurë, diçka për të cilën ajo është në dijeni. Tani që ai ka qenë jashtë spitalit për disa muaj, ajo ndjen keqardhje për situatën dhe dëshiron t’i rregullojë gjërat.

Së fundmi ajo u divorcua nga Sam Asghari dhe shkroi një postim të gjatë në rrjetet sociale duke përshkruar periudhën e vështirë që po kalonte.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë… 6 vite janë shumë për të qenë me dikë kështu që jam pak e tronditur”, shkroi Spears.

“Unë nuk jam këtu për të shpjeguar pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, sinqerisht nuk mund ta duroja më dhimbjen! Kam marrë kaq shumë mesazhe që më shkrijnë zemrën nga miqtë dhe ju falënderoj.Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por (për) disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia”– thuhej më tej në deklaratë.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!