MENU
klinika

"Nuk ndërhyjmë në drejtësinë shqiptare"

BE rrëzon Athinën për ‘Belerin’

24.08.2023 - 12:08

Reagimet ‘kërcënuese’ të Athinës, për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian. Në reagimin për Report TV, zedhenesja e KE Ana Pisonero tha se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, që në rastin konkret bëhet fjalë për Fredi Belerin i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit, pasi u përfshi në skemën e blerjes se votës, 50 euro secila.

“Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë cështjet që janë nën hetim”. Ndryshe nga vendi fqinj, Pisonero tha se kishte një thirrje për organet e drejtësisë: Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur.

Referuar deklaratës, zyrtarët e lartë të Unionit mbajnë në monitorim të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve” tha Adonis Georgiadis

Më herët, pas protestës së organizuar në Himarë, kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar nga përfaqësuesit e Athinës t’i binden ligjit.

“Ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare.”

Qëndrimi i Belerit në burg i pamundëson atij betimit. Sipas ligjit shqiptar, nëse Beleri nuk betohet brenda një afati 3 mujor, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, atëherë qeveria shqiptare ka të drejtën për ta shkarkuar. Këshilli u konstituua me 27 qershor, që do të thotë afati maksimal i Belerit për betimin është 27 shtatori. Kjo çeshtje është kthyer në teme e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të ketë pasoja për Shqipërinë"

Arrestimi i Belerit, Mitsotakis reagon ashpër ndaj Ramës

Analizon reagimin e Greqisë për çështjen e Fredi Belerit

“Deti”, Nazarko: Dy palët kanë arritur nivel të kënaqshëm marrëdhëniesh


Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika