MENU
klinika

Qarqet e rrezikuara nga përmbytjet

Shtrëngata dhe reshje shiu, ekspertët ngrenë alarmin

29.08.2023 - 08:09

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave kanë ngritur alarmin se gjatë ditës së sotme priten reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.

Sipas informacionit të shpërndarë nga ministri i Mbrojtjes Niko Pelehsi në Facebook, zonat më të rrezikuara janë qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Në këto qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërsa në zonat urbane, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence, ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, shprehet Peleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin