29.08.2023 - 17:29
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë.
Deklaratën, Daçiç e dha para panelit “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë?”. në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, shkruan Euronews Serbia.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Prishtina muajt e fundit ka punuar për shtensionimin e konfliktit, Daçiç theksoi spërshkallëzimi po bëhet gjithnjë e më i madh.
“Çdo gjë që kanë bërë, kanë punuar në përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha shefi i diplomacisë serbe.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Daçiç: Serbia ka qenë gjithmonë pala që...
“Tensionet në veri mund të shkaktojnë probleme më serioze”
"Kurti është më shumë gjerman sesa amerikan"