19.12.2018 - 09:48
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim që do të mbahet sot, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, presidenti i Serbisë, kryeministri i Shqipërisë, kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Veseli akuza Thaçit
‘Ata që flasin për ndryshim kufijsh janë proserb e prorus’
Shkëmbimi i territoreve
‘Thaçi dhe Vuçiç kanë gjetur zgjidhjen e gabuar’
Korrigjimi i kufijve