01.09.2023 - 10:08
Jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos ka mbërritur në Durrës.
Superjahti ka kërkuar të ndalojë në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të rinisë lundrimin drejt Italisë, raporton ‘TopChannel’. Me një vlerë prej 500 milion dollarësh dhe prodhim i vitit 2023, ai është jahti i dytë më i madh me vela në botë dhe jahti më i gjatë i ndërtuar në Holandë me një gjatësi prej 127 metrash.
Jahti u dorëzua në Mallorca në prill të këtij viti dhe përdor energjinë kinetike të gjeneruar nga velat, por si shumica e jahteve me vela, ai përdor dhe fuqinë motorike.