MENU
klinika

Padia për shpifje

Gjykata pushon çështjen mes FSHF-së e Braçes

19.12.2018 - 12:17

Nëse gjyqi mes trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci, dhe ish-Presidentit Bujar Nishani vijon, Gjykata e Tiranës ka pushuar sot gjykimin për padinë që FSHF dhe presidenti Armand Duka kishin hapur ndaj deputetit Erjon Braçe.

Akuza ishte për shpifje. Sipas asaj që raporton “Top Channel”, pushimi i gjykimit është bërë me motivacionin e mosparaqitjes në gjyq të palës paditëse, pra të institucionit të FSHF-së dhe Dukës.

E gjithë padia kishte të bënte me deklaratat e publikuara nga Braçe në rrjetet sociale që flisnin kundër kreut të fedratës. Midis të tjerave ai e akuzonte për mospagim të detyrimeve.

brace duka
brace duka

Në padi ishin regjistruar edhe thënie të veçanta, si “llum” i shoqërisë”, që etiketonte drejtuesit e federatës. Palët ende nuk kanë reaguar rreth këtij vendimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti sot në interpelancë

FSHF reagon ndaj deputetit Erjon Braçe